FillimiInformata juridike, rregullat dhe kushtet e përdorimit

Informata juridike, rregullat dhe kushtet e përdorimit


ME RËNDËSI: Rregullat dhe kushtet për përdorimin e www.avto.mk paraqesin marrëveshje juridike ndërmjet përdoruesve (persona juridik ose fizik) dhe firmës SMARTNET d.o.o. Nikolla Stepanivski n.d.v, Lubjanë, R. e Sllovenisë. Informatat juridike të www.avto.mk vlejnë për të gjithë pjesëmarrësit e këtij domeni. Çdo përdorues i cili nuk pajtohet me rregullat dhe kushtet për përdorim të www.avto.mk nuk guxon të jetë përdorues i asnjë nga shërbimet e palës.

Mbahen të gjitha të drejtat. Të gjitha informata dhe materialet e www.avto.mk janë të mbrojtura me të drejtat e pronës intelektuale të SMARTNET d.o.o. Nikolla Stepanovski n.d.v. (në vazhdim SMARTNET d.o.o.) dhe i të gjithë personave të tjera fizik dhe juridik të cilët janë regjistruar në faqen, së bashku me të gjitha përmbajtjet e publikuara.

Kufizimi i përgjegjësisë

Firma SMARTNET d.o.o. drejton me faqen www.avto.mk dhe përpiqet të punojë me performanca më të mira, por, nuk ndërmerr asnjë përgjegjësi dhe garanci për punën e saj të pa penguar. Të gjitha informatat, materialet dhe të dhënat e www.avto.mk janë vetëm për qëllime informative. Të gjithë përdoruesit e www.avto.mk e përdorin faqen në rrezik të tyre dhe përgjegjësi të tyre. SMARTNET d.o.o. as cili do person tjetër fizik ose juridik që kanë qenë pjesë e zhvillimit të www.avto.mk ose që janë ende pjesë e të gjitha mbindërtimeve dhe për pirësimin e punës të faqes, nuk janë përgjegjës për çdo dëm i cili mund të rezultojë nga qasja e paautorizuar, përdorimi ose pa mundësia për përdorimin e informatave, materialeve dhe reklamave të www.avto.mk ose për çfarë do lloj gabimi ose lëshime lidhur me përmbajtjen e saj. SMARTNET d.o.o. nuk është përgjegjëse për çfarë do lloj dëmi (për shembull virusë), që janë bërë mbi pajisjen kompjuterike, telefonat ose çfarë do lloj pajisje tjetër me të cilën mund të ketë qasje në www.avto.mk. SMARTNET d.o.o. angazhohet për saktësinë dhe kompleksitetin e informatave të www.avto.mk, mirëpo nuk ndërmerr asnjë përgjegjësi nëse paraqiten gabime të caktuara në të.

„МК çmimi“ i publikuar për automjetet e huaja e cila paraqitet te shpalljet për automjete të huaja është gjeneruar në bazë të të dhënave hyrëse të akcizave, doganave dhe të dhënave të tjera për importin e automjeteve në Republikën e Maqedonisë dhe paraqet vetëm çmimin e përafërt dhe informatë jo obliguese rreth çmimit. Prandaj, SMARTNET d.o.o. e mban të drejtën për pa saktësinë e "MK çmimit" të publikuar.

Shpallje dhe informata të publikuara

SMARTNET d.o.o. nuk ndërmerr asnjë përgjegjësi për saktësinë e të dhënave të publikuara ose të gjitha të dhënat të shënuara nga tregtarë ose persona fizik. Çdo marrëveshje për blerje ose shitje për cilin do automjet të publikuar në www.avto.mk paraqet marrëveshje e cila është lidhur ndërmjet blerësit dhe shitësit dhe kjo nuk rregullohet me asnjë raport direkt ose indirekt ndërmjet blerësit respektivisht shitësit dhe SMARTNET d.o.o.. E gjithë përmbajtja e shpalljes, përfshirë të gjithë përshkrimin, çmimin dhe fotografitë janë përgjegjësi vetëm e shpallësit. Nëse shpallja është e pa qartë ose nuk kuptohet, SMARTNET d.o.o. e mban të drejtën për ndryshimin e çfarë do lloj të dhëne në shpalljen, e cila nuk do ti shkaktojë dëm shpallësit. SMARTNET d.o.o. e mban të drejtën për shlyerjen e shpalljes nëse ai nuk është në përputhje me qëllimet e informimit të www.avto.mk.

Redaksia e www.avto.mk e mban të drejtën për kontroll plotësuese mbi shpalljen para publikimit të tij, refuzimit për ta shpallur, shlyerjen ose bllokimin e plotë të cilës do pjesë të shpalljes, nëse i njëjti është i gabuar ose në cilën do mënyrë nuk përkon për publikim . Shembuj për përmbajtje të këtilla:

  • Informata të gabuara për kontakt
  • Shpallje me çmim gabimisht të publikuar (për shembull çmim pa TVSH)
  • Shpallje me fotografi jo përkatëse
  • Shpallje e publikuar në rubrikë jo përkatëse (për shembull, automjet ngarkues në rubrikën për automjete për pasagjerë)
  • Shpallje me tekst KËRKOJ ose BLE
  • Shpallje për kryerjen e çfarë do lloj shërbime të tjera ose shitje të çfarë do lloj dokumentacioni
  • Shpallje që ka përmbajtje fetare ose politike respektivisht simbole fetare ose politike
  • Shpallje që përmban link ose tekste për ri dërgim në përmbajtje të tjera
Me publikimin e shpalljes, shpallësi e ndërmerr të gjithë përgjegjësinë penale dhe kundërvajtëse në lidhje me publikimin e përmbajtjes së shpalljes.

Përmbajtje të paguara dhe publikimi i tyre

SMARTNET d.o.o. e mban të drejtën për bllokimin dhe shlyerjen e shpalljes ose ndërprerjen e të gjithë qasjes drejt një profili të përdoruesit në rast të vonesës së pagesës. Prandaj SMARTNET d.o.o. e mban të drejtën për ndërprerje urgjente të parapagesës me mos paguesin. Gjithashtu, e ruajmë të drejtën deri në refuzimin e shpalljes ose bllokimin e qasjes drejt profilit përdorues për të cilin janë publikuar të dhëna për mos shlyerjen e pagesave. SMARTNET d.o.o. e ruan të drejtën për refuzimin e regjistrimit të tregtarit ose përdoruesit juridik nëse mendon se ekziston rrezik për mos pagesë ose lidhje me persona të tjerë detyrimet e të cilëve nuk janë shlyer.

përdorim jo adekuat

Në përdorim jo adekuat në www.avto.mk bëjnë pjesë:

  • Ri adresim i të dhënave personale të qasshme për persona të tjerë dhe përpjekje për marrjen dhe përdorimin e qasjes që i është dhënë përdoruesi tjetër
  • Shkatërrimi ose ndryshimi i të dhënave të përdoruesve të tjerë
  • Pengimi me qëllim dhe bllokimi i punës së përdoruesve të tjerë
  • Shkelje e fshehtësisë ose publikim i të dhënave të cilat janë pronë e përdoruesve të tjerë
  • Përdorimi i informatave të publikuara në www.avto.mk për qëllime komerciale ose jo ligjore
  • Shpallja dhe bartja e të dhënave të cilat mund ti shkelin të drejtat e autorit
  • Krijimi dhe publikimi i informatave me përmbajtje fyese, të pa hijshme ose pornografike
  • Shpërndarja e informatave të pa sakta në tekstet e vetë shpalljeve
  • Përdorimi i programeve ose procedurave qëllimi i të cilave është të frenojë integritetin e punës së qëndrueshme të pajisjes kompjuterike ose rrjetit në të cilin operon www.avto.mk
  • Çfarë do lloj pengimi ose përpjekje të dëmtohet softueri ose kodi burimor me qëllim ndryshimin e kushteve dhe punën e faqes
  • Përdorimi i programeve dhe aplikacioneve të ndryshme, të cilat do të mund të përdoren për rregullimin automatik të të dhënave në faqen www.avto.mk

Përdoruesi pajtohet të evidentohen të dhënat si vijon:

  • Të dhënat për shpallësin të shënuara gjatë regjistrimit
  • Të dhëna për shpallje
  • Të dhëna në lidhje me shpalljen e shikuara
  • data, ora dhe IP adresa respektivisht adresa e burimit në rast të dyshimit për përdorim jo të rregullt.
Gjithashtu, përdoruesi pajtohet të njëjtat ato të dhëna të mund të përcillen te shërbimet kompetente në rast të përdorimit jo të rregullt dhe për mundësi për ngritjen e mëtutjeshme të procedurës kundërvajtëse ose penale.

Përdorimi i informatave / materiale për mbrojtjen e të dhënave

Të gjitha përmbajtjet e www.avto.mk janë të mbrojtura me të drejtat e autorit si individë ose baza të të dhënave. Mbrojtja e të dhënave para së gjithash përfshin, të dhëna personale, informata nga shpalljet, tekst, përmbajtje multi mediale, softuer, pajisje për programim, dhe HTML, Java dhe Flash të kodit burimor. Informatat dhe materialet e publikuara nga përdoruesit ( jo administratori)në www.avto.mk mund të sigurohen për përdorim personal, mirëpo në këtë rast nuk guxojnë të ndryshohen shenjat për të drejta autoriale, njoftime të tjera për të drejtat mbi pronën intelektuale ose çfarë do lloj të drejta të tjera. Lejohet sigurimi dhe shtypja e informatave dhe materialeve vetëm me qëllim shikimin dhe leximin për qëllime jo komerciale. Nëse përdoruesi konsideron se janë shkelur të drejtat e tij autoriale, atëherë, duhet të kontaktojë në afat sa më të shkurtë kohor me administratorin e faqes.

SMARTNET d.o.o. nëpërmjet faqes www.avto.mk përpiqet për një pasqyrë më të thjeshtë, të optimizuar dhe unike të të gjitha informatave të publikuara me qëllim përdoruesit në çdo mënyrë të fitojnë përvoja të mira nga përdorimi i faqes. Prandaj, shpallësi pajtohet SMARTNET d.o.o. ti marrë të gjitha të drejtat e autorit për shpalljen dhe shpërndarjen e informatave nga shpallja, çdo pjesë të shpalljes ose fotografive.

Çdo kopjim tjetër, shpërndarje, publikim tjetër, ndryshim i informatave dhe materialeve të www.avto.mk (ose cilës do faqe e cila është nën faqe e www.avto.mk) ose dërgimi i tyre me postë ose përhapja në cilën do mënyrë tjerët pa marrjen e pëlqimit me shkrim paraprakisht, është e ndaluar. Gjithashtu, ndalohet edhe përdorimi i cilit do element tjetër të www.avto.mk për qëllime të tjera përpos, personale, vendase dhe jo komerciale.

Tregtarët e regjistruar gjatë kohës së përdorimit me parapagesë, kanë të drejtë për përdorimin dhe ndryshimin e përmbajtjes të cilën e publikojnë vetë. Këto përmbajtje nuk guxojnë të përdoren si burim i informatave për publikim në media të tjera.

SMARTNET d.o.o. automatikisht i grumbullon të dhënat nga përdorimi i plotë i faqes, dhe në veçanti të dhëna për nën faqet të cilat vizitohen më shpesh, për numrin e vizitorëve dhe kohën se sa mbahen në secilën faqe. Këto të dhëna nuk lejojnë qasje drejt të dhënave personale të përdoruesve. SMARTNET d.o.o. i përdor këto të dhëna për qëllimet e saj dhe zhvillim të mëtutjeshëm.

Ky njoftim juridik, rregulla dhe kushte mund të ndryshohen në cilën do kohë nga SMARTNET d.o.o. dhe është obliguese dhe vlen për të gjithë përdoruesit e regjistruar në çdo formë të ardhshme të modifikuar. Prandaj, rekomandohet kohë pas kohe të kontrollohen publikimi i Rregullave dhe Kushteve për përdorimin e www.avto.mk. Me përdorimin e www.avto.mk (me të gjitha nën faqet) konfirmoni se i keni lexuar dhe se pajtoheni me rregullat dhe kushtet e publikuara. Përdorimi nga pala në kundërshtim me këto rregulla, ndalohet. Përdoruesi i cili i shkel rregullat dhe kushtet e përdorimit ka përgjegjësi të plotë materiale dhe penale.